top of page
E BARDHË SHIRIT.png

WHATSAPP DO TË VIJË ME VEÇORINË E RE | AUDIO-MESAZHET DO TË MUND TË DËGJOHEN VETËM NJË HERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 2, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Platforma e komunikimit WhatsApp po teston audio-mesazhet që mund të dëgjohen vetëm njëherë.


Aplikacioni WhatsApp së shpejti do t’ju ofrojë përdoruesve mundësinë e dërgimit të audio-mesazhe që pranuesit mund t’i dëgjojnë vetëm njëherë, e falë këtij opsioni, nuk do të kenë nevojë të kujdesin nëse do të regjistrohen apo të ruhen në telefon.


Fjala është për audi0-mesazhet “vetëshkatërruese”, që do të jenë të qasshme si opsion për përdoruesit e WhatsApp, në pajiset që përdorin sistemin operativ iOS dhe Android.


Ky funksion është i ngjashëm me fotografitë e “zhdukura”, që nuk mund të shihen përveç se vetëm njëherë.


Kur të regjistrohet audi0-mesazhi, përdoruesit do të shohi numrin “1”, brenda rrethit.


Me prekjen e këtij numri audio-mesazhi do të kufizohet në vetëm një “dëgjim”.


Megjithatë, as personi që e dërgon nuk do të mund ta dëgjojë më.


Gjithashtu, mesazhi do të humbasë nëse pranuesi e mbyll bisedën (chat), gjatë dëgjimit të mesazhit.


Opsioni i ri aktualisht po testohet për Android dhe iOS, por do të jetë i qasshëm për përdoruesit së shpejti.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page