top of page
E BARDHË SHIRIT.png

WHATSAPP VJEN ME OPSIONIN E RI PËR ADHURUESIT E MEMEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 13, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Adhuruesit e memeve tani kanë edhe një platformë tjetër për të shfaqur krijimtarinë e tyre.

WhatsApp ka shtuar opsionin për të krijuar, ndryshuar dhe shpërndarë “stickers”-a të personalizuara, sipas shijeve tuaja, pa qenë nevoja për programe shtesë.

Për të krijuar një “sticker” nga një imazh, hapni aplikacionin WhatsApp dhe bisedën ku doni ta dërgoni.

Klikoni në seksionin e “stickers” që ndodhet në të djathtë të hapësirës për të shkruar.

Klikoni “krijo sticker” dhe zgjidhni një foto nga galeria.

Do të shfaqen disa mjete pune që ju lejojnë të punoni imazhin sipas dëshirës, të prisni, shkruani, vizatoni dhe vendosni foto të tjera.

Kur të jeni kënaqur me krijimin tuaj, shtypni “send” për ta dërguar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Bình luận

Đã xếp hạng 0/5 sao.
Chưa có xếp hạng

Thêm điểm xếp hạng
bottom of page