WIKITOK-u: MBËRRITI ENCIKLOPEDIA LËVIZËSE E FRYMËZUAR NGA TIKTOK-u.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 16
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Zhvilluesi amerikan Isaac Gemal konceptoi WikiTok-un, versionin e Wikipedia-s të frymëzuar nga TikTok, si një projekt anti-algoritëm.
Ky aplikacion ju lejon të lundroni në enciklopedinë online në një mënyrë më dinamike, ashtu si në platformat sociale.
WikTok është ndërtuar në platformën e zhvilluesve të Wikipedia dhe funksionon si në kompjuterë ashtu edhe në pajisje celulare me një aplikacion.
Është një platformë e krijuar gjithashtu me ndihmën e inteligjencës artificiale Claude nga Anthropic, një rival i OpenAI-it.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires