YOUTUBE LANÇON INTELIGJENCËN ARTIFICIALE QË KRIJON VERSIONE TË REJA TË KËNGËVE TË NJOHURA | FUNKSIONI BAZOHET NË MODELIN ARTIFICIAL “DREAM TRACK”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 13, 2024
- 2 min read

Uashington, Amerikë | YouTube po teston një veçori të re të fuqizuar nga inteligjenca artificiale (AI) që lejon krijuesit të modifikojnë këngët e licencuara për videot e tyre të shkurtra.
Një grup i vogël përdoruesish ka pasur tashmë akses në këtë eksperiment, i cili lejon, siç shkruan enti mediatik “The Verge”, të futet një tekst në një dritare chat për të ndryshuar aspekte të ndryshme të një kënge, duke përfshirë zhanrin, dhe për të marrë një këngë të ripunuar, 30 minuta të gjatë.
Ky funksion i ri mbështetet në “Dream Track”, AI i YouTube për të gjeneruar këngë duke përdorur zëra të sintetizuar nga artistë si Charlie Puth, Charli Xcx, Demi Lovato dhe John Legend.
Aktualisht është e paqartë se cilat këngë janë të disponueshme për remiksim dhe me cilat marka muzikore po bashkëpunon YouTube.
Në muajin qershor, gazeta Financial Times raportoi se gjiganti, pjesë e grupit Alphabet që përfshin gjithashtu Google, ishte në kontakt me disa labelë të mëdhenj për të përdorur këngët e tyre në trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.
“Funksioni mund të jetë rezultat i partneriteteve. Kolona zanore e ripunuar do të ketë një atribut të qartë për këngën origjinale përmes vetë shortit dhe do të tregojë qartë se kënga është ripunuar me inteligjencë artificiale”, thuhet në një shënim të vogël të publikuar nga YouTube.
Krijuesit që marrin pjesë në test mund të vendosin një mesazh teksti për të përshkruar se si duan ta modifikojnë këngën.
AI i YouTube do të përpunojë kërkesën dhe do të bëjë një version të ri të këngës, 30 sekonda të gjatë, të përshtatur sipas specifikave tuaja.
Për entin mediatik “The Verge”, risia mund të hapë mundësi të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në muzikë, duke eksperimentuar me bashkimin e zhanreve dhe stileve të reja muzikore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments