YZBERISH: U ARRESTUAN BLEDAR HYSAJ DHE ENDRI HYSAJ | AKUZOHEN PËR “VJEDHJA ME DHUNË” KRYER NË BASHKËPUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 2 min read

Yzberish, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Bledar Hysaj.
2- Z. Endri Hysaj.
Ata akuzohen se dhunuan dhe i vodhën automjetin një qytetari.
Zyrtarisht akuzohen për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.
Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së 2 vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments