top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZAMBAK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 29, 2023
  • 1 min read

📜 Titulli: Iris (Vase me Irises në një sfond të verdhë).

👨‍🎨 Autor: Vincent van Gogh (1853 - 1890).

Tiranë, Shqipëri | Piktura e sotme është një natyrë e qetë e pikturuar nga Van Gogh, në maj 1890, kur ai ishte në spitalin psikiatrik të Saint-Rémy.

Ekziston një version i dytë, i së njëjtës vazo lulesh, me një sfond rozë, dhe një bazë jeshile. Për piktorin kjo pikturë ishte kryesisht një studim në kontrastet e ngjyrave.

Zambakët, të cilat aktualisht janë blu, fillimisht ishin vjollcë. Prandaj Van Gogh kishte zgjedhur të kontrastonte ngjyrat plotësuese vjollcë, dhe të verdhë, për të theksuar më shumë buqetën me lule.

Piktori holandez eliminon ndjenjën e thellësisë në pikturë, dhe e përqendron vëmendjen te lulet.

Duke përdorur penelata me ngjyra të pastra, çdo lule përcaktohet duke përvetësuar karakterin dhe veçantinë e saj. Kjo është arsyeja pse Van Gogh i donte zambakët (si dhe lulediellin dhe specie të tjera).

Në përgjithësi, e strukturuar edhe nga gjethet e gjata jeshile, buqeta bëhet një organizëm i gjallë dhe shprehës, që rrezaton bukurinë e vet.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page