top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ZBULIMI I KOLEKSIONEVE FOTOGRAFIKE TË MINISTRISË ITALIANE TË JASHTME | 7000 FOTOGRAFI NGA ARKIVI I NËNSEKRETARIATIT TË ÇËSHTJEVE SHQIPTARE.

Romë, Itali | Për rubrikën “Gletat dhe kujtesa”, gjendet një arkiv fotografik i ruajtur në Arkivin Historik Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

 

Ky është Arkivi Fotografik i nënsekretariatit të Shtetit për Çështjet Shqiptare, një fond i përbërë nga afërsisht 7000 fotografi të përfshira në 66 lidhëse, inventari i fondit është publikuar së fundmi online, redaktuar nga Dr. Françeska Çinkuina (Francesca Cinquina).

 

Gjatë të ashtuquajturit Bashkimi Italo-Shqiptar (mes viteve 1939-1943), Nënsekretariati kishte marrë në fakt të gjitha funksionet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, duke u vendosur si një nga instrumentet kryesore të qeverisjes dhe menaxhimit të politikës së jashtme.

 

Nënsekretariati ishte përgjegjës edhe për çështjet ekonomiko-financiare, kryerjen e punimeve të rrugëve dhe ndërtimeve, punimet e bonifikimit dhe komunikimit, propagandën dhe shërbimet e shtypit.

 

Pas një marrëveshjeje me Institutin Luce, Ministria e Punëve të Jashtme kishte krijuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shtypit, Propagandës dhe Turizmit në Tiranë dhe Luce kishte krijuar një departament përgjegjës për realizimin e xhirimeve fotografike dhe kinematografike në Shqipëri.

 

Dokumentacioni fotografik i pranishëm brenda këtij fondi është prodhuar kryesisht nga Istituto Luce, Enit dhe fotografi Xhuzepe (Giuseppe) Massani dhe mbulon periudhën midis 7 prillit 1939 - data e zbarkimit të trupave italiane në Durrës - dhe dhjetorit të vitit 1942.

 

Temat e pranishme brenda Fondit mund të ndahen në disa kategori makro: ndërtim, rrugë dhe punë publike, punime konsolidimi dhe restaurimi të shesheve, kinemave, teatrove, hoteleve dhe dyqaneve në qytetet kryesore shqiptare.

 

Janë dëshmuar ndërtimet e shtëpive për punonjësit dhe ushtarët, spitalet, institucionet arsimore, punimet e bonifikimit (në veçanti të kënetës së Durrësit) dhe puna e Misionit Shëndetësor.

 

Gjithashtu ka dokumentacion për veprimtaritë e peshkimit, blegtorisë, bujqësisë dhe zejtarisë.

 

Së fundi, me vlerë të padyshimtë artistike dhe dëshmi etno-antropologjike, korpusi fotografik kushtuar peizazhit, folklorit dhe arkeologjisë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Komentarze

Oceniono na 0 z 5 gwiazdek.
Nie ma jeszcze ocen

Oceń
bottom of page