ZELANDA E RE NDRYSHON KURSIN PËR NDALIMIN E PIRJES SË DUHANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 29, 2023
- 1 min read

Zelandë e Re | Vendimi i ekzekutivit të Zelandës së Re për të ndryshuar ligjin që do të ndalonte pirjen e duhanit po shkakton polemika.
Ligji, i miratuar në vitin 2022, do të ndalonte brezat e rinj të përdorin cigare, dhe produkte të tjera të duhanit, por, qeveria e qendrës së djathtë, sipas raporteve të mediave lokale, synon të përdorë taksat mbi këto produkte, për të financuar uljen e taksave të premtuara.
Ndalimi i pirjes së duhanit u përgatit nga qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Jacinda Ardern, dhe futi një sërë kufizimesh; sipas statistikave, këto ndalime do të mund të kishin shpëtuar deri në pesë mijë njerëz çdo vit. Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar ashpër vendimin për të ndryshuar kursin e ligjit në fjalë, pas njoftimit të ministrit të ri të financave, Nikoull Uillis (Nicola Willis) për shfuqizimin e ligjeve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments