top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZELANDË E RE: DO TË NDALOHEN TELEFONAT NË SHKOLLË | SHKAK KRIZA E SHKRIM-LEXIMIT TË FËMIJËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 4, 2023
  • 1 min read

Zelandë e Re | Telefonat celularë do të ndalohen nga shkollat ​​anembanë Zelandës së Re. Ky njoftim ka ardhur nga kryeministri Kristoufër Ljuksëun (Christopher Luxon), pasi qeveria e tij e re përpiqet të ndryshojë rënien e vendit të shkrim-leximit. Shkollat ​​e Zelandës së Re dikur krenoheshin me rezultate të shkëlqyera të shkrim-leximit, por, tashmë, nivelet e leximit dhe shkrimit kanë rënë, në një masë të tillë, sa disa studiues kanë frikë se ka një krizë serioze në klasë. Studiuesit nga Qendra e Bamirësisë Arsimore e Zelandës së Re paralajmëruan për një krizë të shkrim-leximit, që në vitin 2022, kur zbuluan se më shumë se një e treta e 15-vjeçarëve neo-zelandezë mezi dinin të lexonin dhe shkruanin. Kryeministri tha se do të ndalojë telefonat në shkolla brenda 100 ditëve të para në detyrë, duke miratuar një politikë, që tashmë është testuar me rezultate të përziera në SHBA, Britani dhe Francë. Kjo duhet të ndalojë sjelljen joserioze, dhe t’i ndihmojë nxënësit të përqendrohen më mirë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page