top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZHVILLOHET NJË MATERIAL QË MUND TË STIMULOJË INDET NERVORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18, 2023
  • 1 min read

Teksas, Hjuston, Amerikë | Studiuesit në Universitetin Rais (Rice) kanë zhvilluar një material magnetoelektrik, që mund të stimulojë indin nervor, dhe të lejojë që sinjalet nervore të rrjedhin pavarësisht lidhjeve të shkëputura.


Ky material konverton fushat magnetike në fusha elektrike, dhe testet në minjtë kanë treguar se mund të ndezë neuronet, për të rivendosur një refleks ndijor, dhe për të mundësuar që sinjalet nervore të rrjedhin përsëri.


Materiali është i vogël, por i sofistikuar, i përbërë nga titanat zirkoniumi i plumbit, i vendosur midis shtresave të aliazhit metalik të qelqit.


Në të ardhmen, kjo teknologji mund të përdoret potencialisht për të stimuluar nervat e dëmtuar, dhe për të rivendosur lëvizjen dhe funksionin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page