Ankara, Turqi | “Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një vendpushim skijimi në Turqi”, njoftoi ministri i Brendshëm turk.
Zjarri, njoftoi ministri Ali Yerlikaya në rrjetin social virtual Iks (X), shpërtheu gjatë natës në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya, në Turqinë qendrore, duke shkaktuar gjithashtu mbi 30 të plagosur.
“Sot në orën 3:27 (1:27 në Shqipërii, red.) u raportua një zjarr në një hotel në qendrën e skive Kartalkaya”, ka shkruar ministri Yerlikaya.
“Për fat të keq numri i të vdekurve ka shkuar në dhjetë dhe numri i të plagosurve në tridhjetë e dy”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Yorumlar