Korçë, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor kombëtar Korçë-Bilisht (pranë fshatit Zëmblak).
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe si pasojë dyshohet për një viktimë.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe ekipet e emergjencës shkuan në vendngjarje, për të hetuar shkaqet e aksidentit automobilistik.
Vajza që shihni në foto është znjsh. Zoi Ksila, me moshë 24 vjeçe, e cila, vdiq në aksident.
Kumtohet se të dyja autmjetet kanë qenë me shpejtësi tejet normave të lejuara.
Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke sjellë vdekjen në vend të vajzës shqiptare me pasaportë greke të quajtur Zoi Ksila, e cila, ka qenë pasagjere në automjetin tip “Peugeot”.
Znjsh. Ksilla jetonte me bashkëjetuesin e saj në Selanik. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për festa. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë me qëllim që t'i nënshtrohet autopsisë.
Lajm në përditësim, …👇👇👇
Automjeti i tyre u përplas me automjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues z. Trifon Mehmeti.
Znjsh. Zoi Ksila dhe z. Klaudio Kishta kishin ardhur për të festuar në Shqipëri dhe ishin nisur drejt Greqisë, pasi banonin në Selanik.
Z. Trifon Mehmeti po udhëtonte drejt Korçës.
Drejtuesi i automjetit “Peugeot” ka kryer një manovër të gabuar, që dyshohet se ka qenë për të shmangur një kafshë që ndodhej në rrugë. Nga manovra ka ndodhur dhe përplasja me automjetin e drejtuar nga z. Mehmeti.
Automjeti i tyre u përplas me automjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues z. Trifon Mehmeti.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments