top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“ZOTI I DRONËVE” TURQ QË MUND TË PASOJË ERDOGANIN NË PUSHTET | TURQIA: PJESA E KATËRT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 4 min read

Nga z. Valerio Çiapaino (Valerio Chiappaino).

Romë, Itali | Edhe një herë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka mahnitur diplomacitë e gjysmës së botës në muajin korrik, duke pritur homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky), dhe duke liruar komandantët e regjimentit Azov.


Në samitin e NATO-s në Vilnius, ai i dha Suedisë dritën jeshile për t'u bashkuar me organizatën, duke vazhduar të ndërmjetësojë në negociatat për rinovimin emarrëveshjeve të grurit.


Kjo vorbull ndërhyrjesh në politikën e jashtme konfirmon rolin e tij si njeriu më i fuqishëm i Turqisë, me një ndikim të padiskutueshëm në të gjithë tabelën e shahut euroaziatik.


Analistët pyesin se kush, megjithatë, një ditë do të jetë në gjendje të trashëgojë një figurë kaq të rëndë, e cila, pas fitores së fundit në votime, tashmë ka njoftuar se nuk dëshiron të kandidojë përsëri.


Sulltani në fakt tashmë do të punonte për të siguruar vazhdimësinë politike, duke u fokusuar në një bashkatdhetar po aq popullor.


Ky është Selçuk Bajraktar, vëllai i Haluk-ut, CEO i kompanisë Baykar, që prodhondronët Bayraktar TB2.


Një inxhinier që zhvillon teknologjinë avionike, z. Selçuk është gjithashtu dhëndri i kryeministrit Erdogan - ai u martua me znjsh. Sümeyye, vajzën e tij më të vogël - dhe për një numër në rritje vëzhguesish mund të jenë të interesuar të ndjekin hapat e vjehrrit të tij.


Një sinjal në këtë drejtim erdhi nga vizita e tij në zonat e prekura nga tërmeti i dhunshëm i 6 shkurtit 2023, që mes jugut të gadishullit të Anadollit dhe Sirisë shkaktoi më shumë se 50 mijë të vdekur, dhe qindra mijëra të shpërngulur.


Në një video të postuar në Twitter, z. Selçuk premtoi të ndërtojë ndërtesa në mënyrë që të strehojë njerëzit e prekur nga fatkeqësia.


Fjalët e ngushëllimit dhe angazhimit civil të shqiptuara nga “zoti i dronëve”, i mbiquajtur edhe turku Illën Mask (Elon Musk), e bëjnë njeriun të mendojë për edhe për praninë e tij në delegacionin që vitin e kaluar shoqëroi Presidentin Erdogan në Ukrainë.


Në të kaluarën, në rrethin familjar të Sulltanit kishte marrë formë mundësia që një tjetër dhëndër, z. Berat Albayrak, bashkëshorti i vajzës së tij të madhe, znj. Esra, të mund të tregohej si pasardhësi i tij i mundshëm.


I emëruar ministër i financave, në vitin 2018 z. Albayrak u përball me një zhvlerësim të lirës turke ndaj dollarit prej më shumë se 30%, dhe një recesion të rëndë, një krizë e dyfishtë në të cilën ai demonstroi paaftësinë e tij.


Imazhi i ministrit të atëhershëm duke fshirë djersën në mes të stuhisë ekonomike, në një konferencë shtypi, shënoi perëndimin e diellit të yllit të tij.


Ndryshe nga kunati i tij i turpëruar, z. Selçuk duket se ka një të ardhme premtuese përpara tij, edhe pse të paktën për momentin ai i hedh si thashetheme diskutimet për interesin e tij për të qeverisur vendin.


Megjithatë, nëse do të donte, shefi i teknologjisë mund të fitonte mbi elektoratin, duke u fokusuar në imazhin fitues të novatorit në krye të një kompanie që është bërë simbol i Turqisë.


Në fakt, z. Selçuk është krijuesi i vërtetë i avionëve pa pilot që - shumë përpara Ukrainës - janë dalluar në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabakh, të gjitha fushat në të cilat interesat e Ankarasë kanë rënë në konflikt - shpesh mbizotërojnë - me ato të Moskës.


Nuk është rastësi që vëllezërit Bayraktar kanë shprehur publikishtqëndrime anti-ruse.


Profili i z. Selçuku është ai i një biznesmeni të suksesshëm ndërkombëtar. 43 vjeç, dukej si një yll filmi, pasion që në fëmijëri për teknologjinë, dhe veçanërisht, për aeroplanët, me studime për inxhinieri në Pensilvani, dhe në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.


Pas kthimit në Turqi në vitin 2007, ai ndihmoi në zhvillimin e divizionit të dronëve në Baykar, kompania e themeluar në vitet tetëdhjetë nga babai i tij Ozdemir.


Pika e kthesës erdhi disa vite më vonë, kur ata fituan kontratën për furnizimin e ushtrisë turke me avionë pa pilot, që do të përdoreshin në fushatën antiterroriste kundër Partisë së Punëtorëve Kurdë (PKK).


Për momentin z. Selçuk shikon me krenari sukseset e kompanisë - e cila është rritur shtatë herë që nga ardhja e Erdoganit në pushtet në 2003 - dhe thotë se është më i interesuar për kodet e programimit sesa për politikën, por që nga hyrja e tij në familjen e Sulltanit, imazhi i tij publik është shënuar nga publikimi i citimeve fetare në Instagram dhe Twitter, dhe nga mbështetja për iniciativat arsimore.


Ndërkohë, dronët e Baykar fituan një njohje të tillë, saqë në Kiev u kushtuan këngë, dhe një lemuri nga kopshti zoologjik i kryeqytetit ukrainas, iu dha emri i kompanisë turke.


Avionët vdekjeprurës pa pilot, kanë dhënë në fakt një pikë kthese të tillë në fazën fillestare të luftës, për të prishur planet e Moskës, për të shtypur armikun brenda pak ditësh.


Z. Riç Utzen (Rich Outzen), një ekspert i Turqisë në Departamentin e Shtetit të SHBA, komentoi përdorimin e Bayraktar TB2 duke deklaruar se ai “lejonte njërevolucion operacional në mënyrën se si zhvillohen luftërat.


Sfida tjetër për z. Selçuk mund të jetë transferimi i këtij revolucioni, nga teknologjia, në politikën kombëtare. Por, kjo është një histori që ende nuk është shkruar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page