top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZV/KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BELINDA BALLUKU DEKLAROI SE AUTORITETI PORTUAL NUK KA LIDHJE ME ÇËSHTJEN E MBETJEVE TË RREZIKSHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Zv/kryeministrja e Republikës së Shqipërisë (njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë), Belinda Balluku, deklaroi sot se ka nisur një hetim nga qeveria shqiptare, por edhe OLAF për çështjen e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës.

 

Në një deklaratë për shtyp, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv/kryeministrja Balluku deklaroi se Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës.

 

Ajo kërkoi të mos spekulohet në medie, por t’i lihet çështja drejtësisë.

 

Do t’i bëja thirrje mediave që të tregohen të kujdesshme tek analizojnë këtë çështje. Do ta konsideroja të komplikuar nga ana juridike.


Ndikojnë negativisht në imazhin e Shqipërisë, do të ishte e udhës që të prisnim vendimet që do të dalin proceset që kanë nisur për këtë çështje mjedisore, që afekton imazhin e Shqipërisë”, kumtoi ajo.

 

Sipas zv/kryeministres Ballukut, çështja e mbetjeve dhe porti i Durrësit janë dy gjëra të ndryshme.

 

Kam vënë re që përfshihen ministritë apo Autoriteti Portual. Transporti i mbetjeve të rrezikshme ka filluar në 1998, kjo është për t’ju dhënë fakte që ka një protokoll të mirëfilltë për të cilin Ministria e Mjedisit ka dhënë detaje.


Nuk është asgjë e re, ka edhe tranzitim dhe eksport të mbetjeve që janë të koduara në bazë të kodeve evropiane.


Ka qenë procedurë normale deri kur mori këtë përmasë, por duhet thënë se Autoriteti Portual s’ka asnjë lidhje me këtë proces.


Autoriteti Portual me koncesionarin që ka kryer këtë transport janë dy entitete konkurrente.


Do të ndalja këtu informacionin për këtë çështje pasi qeveria dhe instancat janë angazhuar që ditën e parë në bashkëpunim me OLAF-in, dhe do të kërkoja që secili t’i jepte kohën e duhur drejtësisë dhe më pas të flasim.


Të mos e kthejmë këtë çështje procedurale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare që godet Shqipërinë në këtë sezon turistik”, theksoi zv/kryeministrja Balluku.

 

Zv/kryeministrja Balluku theksoi se kompania koncesionare ka marrë këtë shërbim në Portin e Durrësit që në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet dhe është kompani e një vendi të Bashkimit Europian.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page