ZV/KRYETARJA E PREZENCËS SË OSBE-së NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË KLARIS PASZTORI (CLARISSE PASZTORY): GJYQTARËT KANË ROL THELBËSOR NË MBROJTJEN TË DREJTAVE THEMELORE TË QYTETARËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjyqtarët e Gjykatave Administrative, këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë dhe zyrtarët e Avokaturës së Shtetit u mblodhën sot në një trajnim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me Shkollën e Magjistraturës dhe Shoqatën e Gjyqtarëve Administrativë Evropianë (AEAJ).
Tema qendrore e këtij trajnimi ishte lidhja e ndërlikuar mes legjislacionit kombëtar, atij të Bashkimit Europian dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Në hapje të trajnimit, zv/kryetarja e Prezencës së OSBE-së, Klarisë Pasztori (Clarisse Pasztory), drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi dhe presidenti i AEAJ-së, Silvein (Sylvain) Mérenne theksuan rolin thelbësor që luajnë gjyqtarët në ruajtjen e sigurisë ligjore, pavarësisë gjyqësore, si dhe mbrojtjen të drejtave themelore të qytetarëve.
Gjyqtarët Edith Zeller dhe Eva Uendllër (Wendler) ndanë njohuritë e rëndësishme se si gjykatat evropiane i trajtojnë këto sfida dhe e integrojnë ligjin e BE-së në sistemet kombëtare.
Prezenca e OSBE-së thekson se, mbetet një partner krenar i sistemit gjyqësor shqiptar, përherë e gatshme të mbështesë dhe promovojë pavarësinë, integritetin dhe rritjen profesionale të magjistratëve për një shtet të së drejtës sa më të fortë e të qëndrueshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Comentários