ZV/NDIHMËS SEKRETARI AMERIKAN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR ALEKSANDËR KASANOF KA ARDHUR NË TIRANË | PRITET QË TË ENJTEN (13.12.2024) TË MARRË PJESË NË 5-VJETORIN E PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 19, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Zv/ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof ka ardhur sot pasdite në Tiranë.
Pritet që të enjten (13.12.2024) të marrë pjesë në 5-vjetorin e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK).
Pesë muaj pasi u emërua nga departamenti amerikan i Shtetit në detyrën e zv/ndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof bën vizitën e parë në Shqipëri.
Z. Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA-ës.
Z. Kasanof fillimisht, pas mbërritjes në Shqipëri, në vizitën e parë si zyrtar i lartë amerikan, si pasardhës i z. Gabriel Eksobar, u ndal në selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian, ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europiane, Silvio Gonxato (Gonzato).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments