ZV/PRESIDENTI I SHBA-ës J.D. VENS (VANCE) DHE ZONJA E DYTË USHA VENS (VANCE) DO TË VIZITOJNË ITALINË | TAKIM ME KRYEMINISTREN MELONI DHE SEKRETARIN E SHTETIT TË VATIKANIT (KARDINALIN) PIETRO PAROLIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Zëvendëspresidenti i ShBA-ës J.D. Vens (Vance) dhe zonja e Dytë Usha Vens (Vance) do të jenë në Itali, dhe më pas në Indi, nga data 18 deri më 24 prill (2025).
Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke nënvizuar se zv/presidenti do të diskutojë prioritetet ekonomike dhe gjeopolitike me udhëheqësit e dy vendeve.
Në Romë, zv/presidenti Vens (Vance) do të takohet me kryeministren Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe sekretarin e shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.
Në Indi, do të takohet me kryeministrin Narendra Modi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios