Tiranë, Shqipëri | Zv/Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset Riçërd (Richard) R. Verma mbërriti në Shqipëri në kuadër të udhëtimit të tij 4-ditor në Europën Juglindore.
“Sapo zbrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan ai në rrjetin social virtual Iks (X).
Pas Shqipërisë ao do të vizitojë Kosovën, ku do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments