ZYRA E KRYEMINISTRIT TË IZRAELIT BENJAMIN NETANJAHU: ISH-KOMANDANTI I MARINËS ADMIRALI (NË REZERVË) ELI SHARVIT U ZGJODH DREJTOR I SHIN BET-it (SHËRBIMI I SIGURISË SË BRENDSHME TË IZRAELIT).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 31
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka zgjedhur ish-komandantin e marinës Eli Sharvit si drejtorin e ardhshëm të shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit (Shin Bet)”, tha zyra e tij.
“Pas kryerjes së bisedimeve të gjera me shtatë kandidatë të kualifikuar, kryeministri Benjamin Netanjahu ka vendosur të emërojë ish-komandantin e Marinës Admiral (në rezervë) Eli Sharvit si drejtorin e ardhshëm të Shin Bet-it”, thuhet në deklaratë.
Në fillim të muajit marsit, Gjykata e Lartë pezulloi shkarkimin e shefit aktual të Shin-Bet-it, Ronen Bar, në pritje të dëgjimit të apelimeve kundër vendimit të qeverisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments