ZËDHËNËSJA E DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TEMI BRUS (TAMMY BRUCE): DELEGACIONET NGA SHBA-ës DHE NGA RUSIA DO TË TAKOHEN TË ENJTEN (MË 10 PRILL TË VITIT 2025) NË STAMBOLL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Delegacionet nga ShBA-ës dhe nga Rusia do të takohen të enjten, më 10 prill të vitit 2025, në Stamboll.
Këtë e tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Temi Brus (Tammy Bruce), duke saktësuar se lufta në Ukrainë nuk do të diskutohet.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Stamboll të enjten për të rivendosur disa nga operacionet e tyre të ambasadave që u zvogëluan në mënyrë drastike pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Nuk ka asnjë çështje politike apo sigurie në rendin e ditës dhe nuk ka absolutisht asnjë Ukrainë. Këto diskutime janë fokusuar ekskluzivisht në operacionet e ambasadave tona”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Temi Brus (Tammy Bruce).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments