top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇATBOTI I RI QUHET GORK | 16 $ PAGESA MUJORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Miliardieri Illën Mask (Elon Musk), pronari i rrjetit shoqëror virtual Iks (X), së fundmi zbuloi detajet e çatbotit (chatbot) të ri, të inteligjencës artificiale, të quajtur “Grok”.


Kjo mund të hyjë në platformë në kohë reale, dhe do të jetë e disponueshme vetëm për nivelin më të lartë të abonentëve.


Për çfarë bëhet fjalë?

U komunikua se është një avantazh i madh ndaj modeleve të tjera, sepse, i pëlqen sarkazma.


Emri është marrë nga romani fantastiko-shkencor i vitit 1961, me titull “I huaji në një tokë të huaj”, nga z. Rabërt (Robert) Heinlein.


Kuptimi është të kuptosh diçka plotësisht dhe në mënyrë intuitive.


Sistemi do të jetë i disponueshëm për të gjithë abonentët X Premium+, dhe është krijuar për të dhënë përgjigje argëtuese.


Prandaj do të jetë i përdorshëm për të gjithë ata që janë abonuar në planin mujor prej 16 dollarësh.


Ndër risitë e ndryshme është edhe vendimi për të rikthyer në shitje llogaritë e çaktivizuara.


Sipas entit mediatik “Forbes”, do të ekzistonte mundësia e blerjes së emrave të përdoruesve që çaktivizohen për shkak se nuk përdoren më, edhe me një kërkesë të mundshme, që do të fillonte nga një tarifë prej 50000 dollarësh, si ofertë fillestare.


Majin e kaluar, z. Mask (Musk) njoftoi se Iks (X) do të fillonte të heqë llogaritë joaktive, duke nënkuptuar se ato megjithatë do të ricikloheshin.


Në fund, megjithatë, platforma vendosi që anëtarët duhet të identifikohen të paktën një herë në 30 ditë, për të qëndruar aktivë dhe për të shmangur pezullimin ose heqjen e përhershme të llogarive të tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page