top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ÇEKI | KALAJA E BOUZOVIT (ÇEKISHT: HRAD BOUZOV).

Çeki | Kalaja e Bouzovit (çekisht: Hrad Bouzov) është një kështjellë në Bouzov, në rajonin Olomouc, të Republikës Çeke.

Ndodhet në një kodër mbi fshatin Bouzov, rreth 28 kilometra (17 milje) në veriperëndim të Olomouc-ut. Për herë të parë u përmend në vitin 1317.

Bouzov u krijua në gjysmën e dytë të shekullit të 14-të, me qëllimin për të vëzhguar rrugën tregtare nga Olomouc-u në Loshtis (Loštice).

Aristokrati i mitur Bůz, i familjes Bludovec, ishte pronari i parë i regjistruar nga viti 1317 deri në 1339.

Edhe kalaja e ka marrë emrin nga familja. Pronësia e kështjellave u ndryshua më pas, dhe Lordët e Kunštát ishin ndër pronarët më të rëndësishëm mesjetarë.

Sipas traditës, kështjella e Bouzovit shpesh lidhet me emrin e anëtarit më të famshëm të kësaj dinastie fisnike, George of Poděbrady, i cili, lindi në Bouzov në vitin 1420, dhe u kurorëzua Mbret i Çekisë, në vitin 1458.

Titulli i tij origjinal ishte Jiří i Kunštát dhe Bouzov.

Në vitin 1558 kalaja u dogj dhe humbi shumë nga cilësia e saj madhështore. Në rrjedhën e shekujve pati disa ndryshime të pronarëve; Kalaja ishte në pronësi të zotërve të Vildenberk-ut, margrave Jošt, familjeve Haugvic dhe Pod Štatský, dhe në vitin 1696 u ble nga mjeshtri i madh i Urdhrit Teutonik, Fanciscus Ludovicus.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page