top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË DUAN TË THONË LËVIZJET E SHKATËRRUESVE DETARË RUSË NË INDO-PAQËSOR?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 31, 2023
  • 4 min read

Nga z. Paolo Mauri.

Romë, Itali | Të hënën më 23 tetor, një palë shkatërrues të flotës ruse të Paqësorit, “Admiral Tributs”, dhe “Admiral Panteleev”, të klasës Udaloy, mbërritën në portin indonezian të Surabaya.


Vizita e mirësjelljes është pjesë e një lundrimi në rajonin Indo-Paqësor të organizuar nga flota ruse, në përpjekje për të forcuar lidhjet e saj dypalëshe, me Indonezinë.


Gjatë qëndrimit të anijeve në portin indonezian, do të zhvillohen ngjarje të përbashkëta kulturore dhe sportive, me pjesëmarrjen e marinarëve nga Rusia dhe Indonezia, ndërsa, në kuadër të programit kulturor, janë planifikuar ekskursione në qytetin e Surabaja (Surabaya), për marinarët rusë.


Ndalesa e një shkëputjeje të anijeve nga Flota e Paqësorit pason atë të qershorit të kaluar, kur dy korveta, “Gromkiy” dhe “Sovershenny” (të klasës Steregushchy), së bashku me anijen cisternë “Pechenga”, ndaluan në të njëjtin port indonezian, ndërsa ishte e angazhuar në misione me rreze të gjatë veprimi, në rajonin e Azi-Paqësorit.


Me atë rast, nikoqirët kishin planifikuar një sërë ngjarjesh kulturore për marinarët rusë, gjithashtu për të festuar Ditën e Rusisë (12 qershor).


Më parë, një shkëputje e njësive detare nga Moska, mori pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Komodo, e cila, u zhvillua në brigjet e Indonezisë.


Prandaj Moska nuk heq dorë nga përpjekja për të forcuar marrëdhëniet e saj dypalëshe, me vendet e Indo-Paqësorit, pavarësisht pengesave që kanë ardhur nga Indonezia apo Vietnami.


Në muajin gusht, Xhakarta njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me Boeing-un, për blerjen e 24 avionëve luftarakë-bombardues F-15EX.


Boeing-u dhe Ministria e Mbrojtjes nuk dhanë detaje mbi vlerën e marrëveshjes (vlerësuar në 13.9 miliardë $), por, F-15EX është versioni i përmirësuar i avionit luftëtar të mirënjohur amerikan, i cili, përmban një sistem të ri të luftës elektronike, një kabinë dixhitale, dhe sistemet më të fundit të misionit, dhe aftësitë softuerike.


Indonezia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në vitet e fundit, për të rinovuar flotën e saj ajrore, e cila, përfshin avionë F-16, avionë rusë Sukhoi Su-27, dhe Su-30.


Vetë Moska, e kishte parë mundësinë e vendosjes së 11 Su-35 të rinj në Indonezi të zhdukej, për shkak të presionit të SHBA.


Vitin e kaluar, Xhakarta bleu gjithashtu 42 avionë luftarakë Dassault “Rafale”, për 8.1 miliardë $, dhe gjithashtu bleu 12 Mirage 2000-5, të përdorur në një marrëveshje prej 800 milionë $, që tërhoqi kritika pasi avionët konsideroheshin shumë të vjetër.


Indonezia është një nga vendet në rajonin e Paqësorit Perëndimor, që ka një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Kinën, mbi sovranitetin mbi Detin e Kinës Jugore.


Ajo ka përsëritur me vendosmëri, disa herë, mospërputhjen e pretendimeve kineze, mbi atë masë uji, duke u rreshtuar me të gjitha vendet e tjera në atë zonë të veçantë, dhe me Shtetet e Bashkuara.


Miqësia midis Rusisë dhe Kinës, e përcaktuar nga shpërthimi i konfliktit në Ukrainë, dhe izolimi i mëvonshëm nga pala perëndimore, me sa duket nuk ka ndikuar në aftësinë e Moskës për të vazhduar punën e saj, për konsolidimin e lidhjeve dypalëshe në Paqësorin Perëndimor, megjithëse, duhet nënvizuar, se Indonezia votoi në favor të rezolutës së OKB-së, të muajit mars, të vitit 2023, që dënonte pushtimin rus të Ukrainës, ashtu si edhe vende të tjera të paangazhuara si Brazili, Kamboxhia, Tajlanda, Argjentina dhe shumë vende afrikane dhe të Amerikës së Jugut.


Indonezia sillet si një vend i paangazhuar si të tjerët, dhe për këtë arsye, nuk ka një politikë të përafruar plotësisht, me dëshirat e SHBA.


Rasti i marrëdhënies së veçantë, midis Xhakartës dhe Phenianit, është emblematik në këtë kuptim, duke u karakterizuar nga një bashkësi synimesh me një aromë antiimperialiste, por, të holluar me salcën indoneziane, e cila, ka lejuar Indonezinë të përdoret më shumë se një herë, për të rikuperuar Korenë e Veriut, dhe që në vend të kësaj, i lejoi Phenianit të kishte një aleat të fortë brenda ASEAN-it (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore).


Lufta në Ukrainë, dhe agresiviteti më i madh kinez në Paqësorin Perëndimor, ka ndryshuar disi ekuidistancën indoneziane, dhe blerja e F-15EX, është një shembull i kësaj, por, Xhakarta, periodikisht anon pak më shumë drejt Uashingtonit, megjithëse Indonezia nuk do ta thyejë ngërçin, duke u anuar hapur me Perëndimin, për sa kohë, që nuk sheh që marrëdhëniet e saj me Kinën, të përkeqësohen më tej, të cilat, gjithsesi nuk duken të destinuara të jenë rozë në të ardhmen.


Gjithashtu, për këtë arsye, miqësia mes dy gjigantëve kontinentalë, mund të sjellë me vete një kartë të vlefshme, në dorën e pokerit që po luan Pekini, pikërisht, për shkak të marrëdhënieve të mira thelbësore mes Moskës dhe Xhakartës, pavarësisht pengesave të fundit të analizuara tashmë.


Në çdo rast, në këtë periudhë historike, Rusia domosdoshmërisht mendon së pari për veten, dhe lundrimi në Indo-Paqësor, është një përpjekje për të rifituar prestigjin, duke shfaqur flamurin me mjetet kryesore të nevojshme, për ta bërë këtë: njësitë e luftës detare.


Rusia nuk e konsideron veten aspak të mposhtur, dhe lidhja e re me Kinën - sado e papërshtatshme për të dyja palët, megjithëse për arsye të ndryshme - ofron avantazhe nga pikëpamja tregtare, frytet e të cilave, mund të shihen në zgjerimin e Brics-it, dhe në zgjerimin e Euro-Bashkimit Ekonomik Aziatik.


Megjithëse, këta partnerë të rinj tregtarë përfaqësohen nga ekonomi që nuk janë saktësisht të forta, por, në disa raste, me perspektiva të mira (si Arabia Saudite), duhet konsideruar gjithashtu, nga një këndvështrim thjesht politik, se ekziston një Botë e Tretë, që po shikon me interes gjithnjë e më të madh bllokun aziatik të përfaqësuar nga Kina, India dhe Rusia, dhe për këtë arsye, Perëndimi, nuk mund të mendojë më të imponojë primatin e tij, në kushte jo konkurruese.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page