top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË FSHIHET PAS PLANIT TË FORCAVE AJËRORE BRAZILIANE PËR TË DYFISHUAR FLOTËN E AVIONËVE LUFTARAKË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 28, 2023
  • 4 min read

Nga z. Davide Bartoçini (Davide Bartoccini). Brazilia, Brazil | Më shumë se dhjetë miliardë dollarë të investuara në kërkimin, zhvillimin dhe blerjen e pajisjeve për forcat e saj të armatosura. Kështu, Brazili, ekonomia e dhjetë më e madhe në botë, dhe një anëtar thelbësor i grupit BRICS, synon të forcojë pozicionin e tij në botë: duke rritur shpenzimet e tij ushtarake, dhe duke përditësuar një forcë ajrore që do të shohë dyfishimin e flotës luftarake-bombarduese Gripen, një pasuri e zhvilluar nga Saab-i suedez. Masa e zyrtarizuar dhe e zbuluar në gjysmën e parë të gushtit, është pjesë e Programit më të gjerë të Përshpejtimit të Rritjes, të krijuar nga qeveria (PAC), me fokus zhvillimin ekonomik, dhe e planifikuar nga Presidenti Liuz Inacio Lula da Silva, gjatë dy mandateve të tij të para - nga 2002 deri në 2010 - që tani duket se e vendos komponentin ajror, dhe jo më pak ushtrinë në përgjithësi, si një interes kyç, në rritjen e fuqisë së Amerikës Latine, në kërkim të ngritjes në nivele të ndryshme. Shuma e investimit të konsideruar për planet e ndryshme të CAP është vlerësuar në 1.7 trilionë realë. Një figurë padyshim e konsiderueshme që nuk mund të mos tërheqë vëmendjen në kontinent. Pajisja e forcave të armatosura me teknologji të fundit, forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kombëtare, dhe monitorimi i kufijve, janë disa nga udhëzimet e CAP-së së Re”, njoftoi qeveria e Brasilias, përmes kanaleve të saj të internetit, duke vendosur një investim prej 27.8 miliardë realësh deri në vitin 2026, që do të pasohet nga 25 miliardë realë të tjerë, në periudhën e menjëhershme në vijim, deri në arritjen e objektivave të përcaktuara nga programi. Kujtohet se në këtë rast konkret, nuk kërkohet miratimi i asnjë ligjvënësi, pasi, është një “program investimi federal i financuar nga burimet e qeverisë, kontributet shtetërore, dhe nga sektori privat nëpërmjet koncesioneve”. PENGESAT DHE AMBICIET. Sipas raportimeve, brenda procesit burokratik, mund të lindin pengesa, që do ta çonin fuqinë e Amerikës së Jugut drejt ambicieve të saj. Në të vërtetë, qeveria braziliane mund të përballet me një sërë sfidash financiare të tilla si për të frenuar dhe kufizuar zgjerimin e një flote luftarake që një pjesë e opinionit publik në thelb nuk e konsideron “të nevojshme” përballë çdo “kërcënimi të afërt”. Në lidhje me këtë, z. Kristiano Noronha (Cristiano Noronha), një nga drejtuesit më të lartë të Arko Advice, një firmë konsulence me bazë në Brasilia, e specializuar në inteligjencën dhe analizën politike, komentoi: “Ekzekutivi shpesh ka bërë shkurtime buxhetore gjatë viteve. Investimet do të varen nga kapaciteti fiskal i qeverisë, kontrolli i shpenzimeve dhe rritja ekonomike”. Analisti brazilian përfundoi duke e përcaktuar këtë program zgjerimi më shumë si një “shprehje qëllimi”, sesa një siguri. PLANI I FORCAVE AJRORE BRAZILIANE. Força Aérea Brasileira, shkurtuar në akronimin Fab, është forca ajrore më e madhe në kontinentin e Amerikës së Jugut, dhe aktualisht ka në flotën e saj 40 avionë luftarakë F-39 Jas Gripen të prodhimit suedez, 42 avionë sulmi tokësor Amx A-1, të zhvilluar në konsorcium nga Brazili dhe Italia, 48 avionë luftarakë F-5 Tiger II të prodhimit amerikan, dhe 30 aeroplanë turboprop A-29 Super Tucano, për misione të mundshme kundër kryengritjes, dhe sulme të lehta të prodhuara nga braziliani Embraer. Këtyre iu shtohen një gamë e gjerë avionësh me krahë fiks dhe rrotullues, për kryerjen e roleve të veçanta dhe specifike, si p.sh. P-3 Orion për luftë kundër nëndetëseve, dronë të prodhimit izraelit nga familja Rq, dhe helikopterë për sulm të prodhimit rus Mil-Mi 35 Hind. Nisur nga kjo, plani i “zgjerimit” parashikon prodhimin dhe blerjen e 34 avionëve të tjerë luftarakë F-39 Gripen, të cilët, do të dyfishonin flotën e avionëve luftarakë-bombardues të prodhuar nga Saab-i suedez, i pranishëm në vend. Në të vërtetë, Brazili nënshkroi një kontratë 5.04 miliardë dollarësh me prodhuesin suedez në 2014, me dorëzim deri në vitin 2027. Prej tyre, 15 pritet të montohen në fabrikën Embraer në Gavião Peixoto, në shtetin e Shën Palit (São Paulo). NGA AVIONËT LUFTARAKË TË SAAB TEK PROTOTIPET E EMBRAER. Ministri brazilian i Mbrojtjes deklaroi se: “Rinovimi i flotës së aviacionit luftarak është një nga projektet kryesore të Forcave Ajrore Braziliane, dhe mbulohet nga CAP i ri, dhe po zbatohet nëpërmjet blerjes së gjuajtësit Gripen, i cili konsiderohet si “avioni luftarak më modern në Amerikën Latine”. Një pasuri që “i lejon Brazilit të përmirësojë ndjeshëm aftësinë e tij të mbrojtjes ajrore në përputhje me dimensionet kontinentale të vendit”. Departamenti brazilian i Mbrojtjes ka përqendruar vëmendjen e tij në një kapitull të mëtejshëm të programit PAC, kushtuar blerjes së nëntë avionëve transportues taktik C-390 Millenium (i njohur më parë si Kc-390), të prodhuar nga Embraer, dhe zhvillimit të një versioni për furnizimin me karburant gjatë fluturimit. Përveç rolit të tij ushtarak, KC-390 mund të përdoret në aksionet e ndihmës humanitare kombëtaren dhe ndërkombëtare, si mbështetja për emergjencat publiken dhe shuarja e zjarreve”, tha ministri i Mbrojtjes, i cili, në këtë mënyrë, tërheq vëmendjen për konceptin e zakonshëm të përdorimit të dyfishtë, që është më i përshtatshëm për të justifikuar investimet bashkëkohore, që duhen përballuar në sektorin ushtarak. Një justifikim që nuk duhet kërkuar vetëm në Brazil - i cili, në të vërtetë nuk ka përfshirë avionë në betejë që nga përfshirja e tij e largët në Luftën e Dytë Botërore, kur Grupi i Parë Luftëtar me qendër në Itali, në Tarkuinia (Tarquinia), u ngrit me moton “Senta púa!” (goditi fort, ed), për të dobësuar gjermanët përgjatë vijës gotike - por edhe në shumë fuqi të tjera të mëdha dhe të mesme të botës; ku lufta shihet gjithmonë si një kërcënim në distancë dhe i largët nga kufijtë e tyre. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page