ÇFARË ËSHTË “DEEP PACKET INSPECTION”? | A PO PËRDORET PËR TË KONTROLLUAR DHE NDALUAR QASJEN (AKSESIN) NË RRJETIN SOCIAL VIRTUAL “TIKTOK”?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Çfarë është DPI-ja?
DPI-ja është një teknologji e avancuar që lejon monitorimin dhe filtrimin e trafikut të internetit në mënyrë të detajuar.
Me këtë pajisje mund të identifikohen dhe bllokohen platforma sociale virtuale si TikTok, VPN-të dhe rrjete të tjera sociale.
Kokretisht:
1- Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet, duke analizuar në kohë reale të dhënat e tyre.
2- Mund të kryejë filtrimin dhe censurimin e përmbajtjes, duke kufizuar aksesin ndaj informacioneve të caktuara.
Përdorimi i DPI-së shkakton:
1- Përgjim masiv (çdo klikim dhe kërkim në internet mund të analizohet).
2- Censurë e kontrolluar (platformat sociale virtuale mund të bllokohen pa paralajmërim).
3- Privatësi e shkelur - (komunikimet personale mund të monitorohen).
4- Rreziku i abuzimit politik - (teknologjia mund të përdoret për të manipuluar informacionin dhe për të ndikuar te liria e shprehjes).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios