top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË KONKLAVA DHE SI ZGJIDHET PAPA I RI? | ME VDEKJEN E PAPA FRANÇESKUT KISHA DUHET TË VAZHDOJË ME ZGJEDHJEN E PAPËS SË RI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 3 min read

Vatikan | Me vdekjen e Papa Françeskut, Kisha duhet të vazhdojë me zgjedhjen e një Papati të ri.

 

Rregullat për zgjedhjen kërkojnë që Konklava (mbledhja e zgjedhësve kardinalë), të thirret sipas normave që përmban Kushtetuta Apostolike “Universi Dominici Gregis”, botuar në vitin 1996 nga Gjon Pali II dhe e përditësuar nga Benedikti XVI.

 

Ajo përfshin një maksimum prej 120 kardinalësh, të cilët, nuk duhet të jenë më të vjetër se 80 vjeç.

 

Gjatë periudhës ndërmjet vdekjes së Papës dhe zgjedhjes së pasardhësit të tij, qeverisja e Kishës i besohet Kolegjit të Kardinalëve për trajtimin e çështjeve të zakonshme, i cili, nuk ka fuqi të modifikojë ligjet në fuqi.

 

Konklava duhet të fillojë ndërmjet ditës së 15-të dhe të 20-të pas vdekjes së Papës.

 

I takon Kardinal Dekanit të thërrasë zgjedhësit kardinalë dhe t'i ftojë ata të vijnë në qytetin e Vatikanit për konklavën e ardhshme.

 

Ritet e Konklavës fillojnë me Meshën “Pro eligendo Romano Pontefice” në kishën e Shën Pjetrit, me të gjithë zgjedhësit kardinalë që më pas mblidhen fillimisht në Kapelën Pauline dhe më pas kalojnë në procesion drejt Kapelës Sistine, ku ndërkohë është instaluar një dysheme e përkohshme e ngritur prej druri, mbi të cilën, do të vendosen tavolina dhe karrige për shkëputjen e kardinalëve nga çdo marrëdhënie me botën e jashtme.

 

Pasi çdo kardinal të jetë betuar, mjeshtri i festimeve papale do të urdhërojë Extra Omnes - të gjithë jashtë që shënon fillimin aktual të Konklavës.

 

Kushdo që nuk ka të drejtë vote duhet të largohet nga Kapela. Mjeshtri mbyll derën e hyrjes dhe nga ai moment asnjë kardinal, përveç arsyeve shëndetësore, nuk do të mund të largohet nga Konklava.

 

Në Kapelë janë vendosur dy soba, njëra për bomba tymuese për të rritur dukshmërinë e tymit, tjetra për djegien e fletëve të votimit.

 

Në varësi të ngjyrës së tymit që del nga oxhaku i vendosur në çatinë e Kapelës, do të dihet nëse zgjedhjet ishin të suksesshme apo jo.

 

Tymi i zi tregon se vota nuk ka arritur kuorumin, pra një shumicë të cilësuar prej dy të tretave të zgjdhësve (elektorëve) kardinalë, ndërsa tymi i bardhë tregon se Papa i ri është treguar.

 

Pas votimit të 33-të të pasuksesshëm, do të mbahet balotazh mes dy kardinalëve që kanë marrë numrin më të madh të votave në votimin e fundit.

 

Edhe këtu kërkohet një shumicë prej dy të tretash.

 

Zyrtarisht, ka tre kërkesa për t'u bërë Papë. E para, subjketi duhet të jetë mashkull. E dyta, subjekti duhet të jetë i pagëzuar. E treta, subjekti duhet të jetë i pamartuar.

 

Nëse një kandidat merr një numër votash të barabartë ose më të madh se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të votuesve, zgjedhjet janë kanonikisht të vlefshme.

 

Në atë moment dekani, zëvendësdekani ose kardinali i parë i peshkopëve kardinalë i drejtohet të zgjedhurit në latinisht dhe e pyet: “A e pranoni zgjedhjen tuaj kanonike si Papë Suprem”?

 

Nëse përgjigja është po, ai shton: “Si doni të quheni”?

 

 Në këtë moment letrat digjen në sobë dhe lirohet tymi i bardhë.

 

Papa i ri tërhiqet në sakristinë e Kapelës Sistine, në një vend të quajtur “Dhoma e Lotëve”, ku janë gati rrobat e papës, kasoja e bardhë dhe petkat, në tre madhësi të ndryshme.

 

Pasi është veshur, Papa i sapozgjedhur kthehet në Kapelën Sistine dhe ulet në karrige.

 

Kardinalët i afrohen Papatit të ri Suprem për t'i bërë homazhe dhe bindje dhe kënga “Te Deum” këndohet, duke mbyllur zyrtarisht konklavën.

 

Në këtë pikë, protodeakoni kardinal shfaqet nga lozha qendrore e kishës së Shën Pjetrit dhe shqipton togfjalëshin: “Habemus papam”.

 

Pastaj Papa i ri jep bekimin me togfjalëshin: “Urbi et Orbi”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page