ÇFARË ËSHTË THANATOPRAKSIA (TRAJTIMI I RUAJTJES SË KUFOMAVE)? | PËRDORET JO VETËM PËR PAPËT POR EDHE PËR LEGJENDAT E SPORTIT DHE TË ARGËTIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 13 hours ago
- 2 min read

Romë, Itali | Quhet thanatopraksia; është trajtimi i konservimit të kufomave që mundëson mbajtjen e trupave me kujdes dhe higjienë për një periudhë të gjatë.
Ky është procesi me të cilin u ruajtën jo vetëm Papët, por edhe legjendat e sportit si Pele dhe yjet e argëtimit si Luçiano (Luciano) Pavarotti dhe Enxo Janaçi (Enzo Jannacci).
Eksperti më i madh italian i thanatopraksisë, si dhe president i Institutit Italian me të njëjtin emër, është z. Andrea Fantoci (Fantozzi) nga Abruxo (Abruzzo).
“I yni shpjegoi ai - për vdekjen e Benediktit XVI - është një trajtim që mundëson kujdes të lartë higjienik, si dhe siguron një pamje më të dukshme të trupave”.
Teknikisht, thanatopraksia (thanatopraxis) konsiston në injektimin e një produkti inovativ të quajtur Fluytan në qarkullimin e gjakut të trupit.
Është një zëvendësues i formalinës tashmë të vjetëruar, e cila - sipas vetë z. Fantoci (Fantozzi) - ka karakteristika toksike dhe kancerogjene.
“Me sistemin tonë të ri, i cili është krejtësisht i padëmshëm - shton ai - ne jemi në gjendje të ruajmë më mirë ADN-në.
Për këtë arsye, thanatopraksia paraqet përfitime edhe në fushën e mjekësisë ligjore dhe policisë shkencore.
Falë këtij trajtimi, pra, është e mundur që trupat të mbahen të ekspozuar për disa ditë, siç po ndodh këto ditë”.
Procedura me të cilën tradita dikton që trupat e Papëve të trajtohen në Itali nuk ka ende njohje ligjore.
“Për momentin - shpjegon z. Fantoci (Fantozzi) - përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Ne veçanërisht punojmë shumë për të huajt që vdesin në Itali ndërsa presin të riatdhesohen në vendet e tyre përkatëse.
Për momentin është e mundur të kryhet një trajtim më pak invaziv dhe ai me injektimin e lëngut në trup”.
“Në këtë mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodhi me formalinën - tha ai - nuk ka nevojë të rikuperohet i gjithë gjaku, siç ka ndodhur më parë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments