top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E PARË | ÇËSHTJET E PAZGJIDHURA TË HISTORISË ZGJIDHEN ME DIPLOMACI OSE ME LUFTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 7, 2024
  • 3 min read

Nga z. Emanuel Pietrobon.

Romë, Itali | Historia magistra vitae”, pra historia është mësuesja e jetës, kështu thoshin njerëzit e mençur të Romës së lashtë.

Dhe kështu, në fakt, është. Por ajo është një mësuese, me përvojë në dorë, që i drejtohet një klase pa nxënës, dhe që shkruan libra që nuk gjejnë lexues.

Historia është një mësues pa nxënës, kështu që trashëgimtarët rrallë mësojnë nga gabimet e paraardhësve të tyre.

Prandaj historia ka formën e një rrote brenda së cilës e njëjta ngjarje përsëritet rregullisht, nga epoka në epokë. Historia si një cikël. E tashmja e dërrmuar nga e kaluara. Ouroboros.

Viti 2000, ashtu si shekujt që i paraprinë, është një rrotë e mbushur me mina që janë trashëgimi e epokave të mëparshme. Mina si inati i të mundurve, të shndërruar në një uri për revizionizëm.

Dhe mina të tilla si konfliktet e ngrira, mbetjet koloniale, dhe mosmarrëveshjet territoriale, çështje të pazgjidhura në histori, që do të arrijnë në krye, një nga një, në hap me mbinxehjen e pjesë-pjesë të Luftës së Tretë Botërore.

RIKTHIM NË HISTORI APO ZGJIM NGA GJUMI?

Lufta në Ukrainë ka shënuar kthimin e vrullshëm të historisë në jetën e përditshme të Europës, kushërira e Amerikës në narkolepsi, që nga paslufta e ftohtë.

Kushërira që është plot me armë, por që nuk ka luftëtarë, dhe që besonte se muret e McMondo, do ta mbronin përgjithmonë nga dhuna e zonës përreth.

Pushtimi rus i Ukrainës veproi si një lloj “super-11 shtatori” - një term i përdorur nga shkencëtari politik Salvatore Santanxhelo (Santangelo) - duke katalizuar rihapjen e ngadaltë të konflikteve të ngrira dhe mosmarrëveshjeve të pafundme.

Por periferitë e globit, në të vërtetë, kishin qenë në trazira për disa kohë: erërat e zemërimit në Falklands/Malvinas, kreshendoja e shqetësimit në Serbi-Kosovë, zgjimi i autonomizmit në departamentet e huaja të Francës, rritja të tensionit në Tajvan, lufta e dytë e Karabakut.

Kthimi i historisë në horizontin e evropianëve ishte në ajër. Është rikthimi, në një farë mënyre i pashmangshëm, i gjithçkaje që u realizua në emër të zgjatjes së Momentit Unipolar nga viti 1992 në 2021.

Por është edhe diçka më shumë: manifestimi i gjallë i fuqisë së kohës, ruajtës i kujtesës.

Që nga data 24.2.22, datë e fatit të kësaj pjese të shekullit, asnjë njeri nuk mund të thotë se është indiferent ndaj historisë.

Sepse indiferenca mund të nënkuptojë vdekje, edhe nëse jo fjalë për fjalë, për ata që nuk janë në gjendje të përshtaten me ndryshimin e paradigmës.

Sepse, lufta në Ukrainë, kutia e Pandorës e shekullit të 21-të, ka krijuar një falas për të gjithë, pasojat e së cilës, do të kuptohen me kalimin e kohës.

TË GJITHA NYJET VIJNË NË KRYE.

Konkurrenca midis fuqive të mëdha mund të interpretohet në dy mënyra të ngjashme, por të ndryshme: si vazhdim i Luftës së Ftohtë, ose si periudha plotësuese e saj.

Në të dyja rastet, megjithatë, është e vërtetë se (pothuajse) çdo konflikt sot është rezultat i mënyrës sesi (nuk) u zgjidh dje.

Që nga ngërçi, fitoret e gjymtuara, dhe traktatet e pabarabarta, nuk janë gjë tjetër veçse armëpushime të nënshkruara nga një brez, për të përgatitur tjetrin për luftë.

Historia është rikthyer, e lëshuar pa dashje (apo qëllimisht?) nga Putin-Pandora në tokat ukrainase, dhe me të çdo nyje e krijuar gjatë Luftës së Ftohtë do të arrijë në krye.

Popujt evropianë do të duhet të jenë gati, sepse kontinenti i tyre është plot me nyje, Bosnja, Qipro, Gagauzia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Transnistria dhe është i rrethuar nga fuçi baruti, gati për të shpërthyer, si Karabaku dhe Tokat Palestineze.

Nëse historia na mëson diçka, është se nyjet mund të zgjidhen vetëm në dy mënyra: diplomaci ose luftë.

Për rrjedhojë, fuqitë drejtuese të projektit europian, do të duhet të punojnë në mënyrë aktive, drejt zgjidhjes së problemeve që prekin anëtarët e tij, dhe vendet fqinje.

Quid pro quo” si ilaç për sëmundjet e “homo homini lupusit”. Në vetëdijen se rëra në orën me rërë po rrjedh, dhe se nga Kosova në Tajvan, momenti i llogarisë është gjithnjë e më afër.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page